Nji poet – nji poezi: Boshi i ngurtë i humbjes dhe zisë tek “Qyteti i apostujve” nga Anne Carson

Nji poet – nji poezi: Boshi i ngurtë i humbjes dhe zisë tek “Qyteti i apostujve” nga Anne Carson

Essay Nga Halil Matoshi Poezia “Apostle Town” (Qyteti i apostujve) e autores kanadeze Anne Carson, që fitoi Nobel për Letërsi 2026, e botueme në përmbledhjen e saj Plainwater (Uji i thjesht) 1995, âsht nji meditim i fellë i shtangies para deket, që nisë me ni brimë (vaj) e përfundon me nji mahnitje nga drita (nuri i t’dekunit) sikur flaka që shkrumon nji pallat!1.Vargjet e Carson janë t’thyeme si njisia matëse me të cilën shqipja matë 24-orëshin e ditës, që kur ajo kalon pjesën e parë, thojnë dita u thye!Kjo âsht matja e gjendjes para dhe mas dekes kur ja çatis zia tue kriju nji bosh t’rânë si muri ndërmjet dy britmave, tue kriju distancë njerëzore që kurrë ma nuk afrohet.Ky âsht fundi i guhës dhe...