‘Njeriu i familjes së Ramës kontrollon qindra miliona euro’ Spahia:OSHISH, 12 tendera me vlerë 105 mln euro në 6 javë
Vetëm për 6 javë Operatori i Shërbimeve të Integruara të Shëndetësisë, në krye të së cilës është Yllka Sheta, kushërira e parë e bashkëshortes së kryeministrit Rama janë shpallur 12 tendera me vlerë 105 milionë euro. Shifra është zbuluar nga Kryetari i komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu. Spahia shpreh shqetësimin se kemi të bëjmë me replikimin e modelit KAYO në Shëndetësi por me përmasa të mëdha ndërkohë që “Edi Rama, nëpërmjet kushërirës së bashkëshortes së tij, do të ketë në një dorë të vetme të gjithë tenderat e shëndetësisë. Qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve do të kontrollohen nga njeriu i familjes së kryeministrit Edi Rama....
Burimi:
syri.net