Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikim të 15 mijë $, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Rinas (EMRAT)

Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikim të 15 mijë $, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Rinas (EMRAT)

foto ilustruese TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, njëri nga autoritetet italiane dhe tjetri nga ato kosovare,janë ndaluar në Tiranë dhe në Rinas. Sipas njoftimit të policisë, 47-vjeçar nga Kavaja, Ervin Dakolli, akuzohet nga drejtësia italiane për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike. Ndërkohë, 38-vjeçari kosovar, Hamdi Krasniqi, rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për falsifikim të kartëmonedhave. Pas arrestimit, të dy pritet të ekstradohen drejt vendeve që i kanë shpallur në kërkim. Njoftimi: Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”. Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë. Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim...