Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur prefekturën jugore japoneze të Okinawa-s, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Epiqendra ishte e vendosur pranë ishullit të largët të Yonaguni, dhe fokusi ishte në një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami. Japonia është ndër vendet me rrezikun më të lartë të tërmeteve në botë, pasi ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku takohen disa pllaka tektonike.
Burimi:
syri.net