Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye të madrilenëve pas Mourinhos?
Real Madrid duket se ka nisur të mendojë për të ardhmen e pankinës, duke mbajtur nën vëzhgim dy trajnerë të njohur spanjollë. Sipas gazetarit Jorge C. Picon, në radarët e klubit madrilen ndodhet Cesc Fabregas, trajneri i Comos, ndërsa Mikel Arteta, aktualisht në drejtimin e Arsenalit, është një tjetër emër që po monitorohet. Fabregas ka tërhequr vëmendjen me punën e tij në Como, ndërsa Arteta konsiderohet prej kohësh një nga trajnerët spanjollë më të vlerësuar. Sipas raportimit, Real Madrid po ndjek nga afër zhvillimin e tyre si pjesë e planifikimit për të ardhmen.
Burimi:
vizionplus.tv