Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministri i Financave Petrit Malaj zhvilluan një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, ku u prezantua “Pasqyra e Çmimeve”, platforma e re digjitale që synon të rrisë transparencën dhe t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë çmimet e produkteve. Platforma pritet të nisë së shpejti në një fazë pilot. Ajo do të mbledhë të dhëna për çmimet reale të produkteve në pikat e shitjes, duke përfshirë TVSH-në, njësinë matëse, barkodin, adresat e dyqaneve dhe, sipas standardeve që do të përcaktohen, edhe informacionin nëse një produkt është apo jo në stok. Gjatë takimit, kryeministri Rama kërkoi bashkëpunimin e supermarketeve dhe furnitorëve për vendosjen në funksion të platformës, duke theksuar se qëllimi nuk është...