Një natë

Një natë

Poezi nga Migjeni Grue a hyjneshë, e mbështjellun n’errsi të natës, zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e mia dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi, një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë, vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës -jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangës Grue a hyjneshë m’erdhi nga gjin’ i errsinës… Që! frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës. Buzët e njoma të saj, Syt e zez e të mdhaj me hamnoni vijash të bindshme premtojnë një dashni të hijshme (ashtu dhe akordi i heshtjes frytin e ambël të marrveshtjes). Dhe njëmend! At natë vallzuen ndjesit ejona më një valle dëfryese, pa marrun frymë…/KultPlus.com