Një muaj burg për Valon Llukën, ish-ortaku i Pacollit akuzohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale

Një muaj burg për Valon Llukën, ish-ortaku i Pacollit akuzohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale

Valon Lluka KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji biznesmenit Valon Lluka. Lluka dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë dyshimet për “Mashtrim”, “Shpërdorimin e pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhjen e kontratës së dëmshme”. Biznesmeni u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë më parë në 7 tetor, ndërsa lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Nuk dihet akoma nëse ndalimi i Llukës është bërë për llogari të akuzave që ka bërë Behgjet Pacolli ndaj tij apo per një çështje tjetër. Lluka ka qenë administrator i Vlora International Airport –...