Një kontribut i rëndësishëm ndërdisiplinar për studimin e politikave serbe ndaj Kosovës
(Recension i librit të Sylë Ukshinit, Plani “Patkoi” – vazhdimësi e doktrinës serbe për spastrimin etnik të Kosovës, “Artini”, Prishtinë, 2026, 368 f.) Nga Prof. assoc. dr. Haxhi Ademi Monografia “Plani ‘Patkoi’ – vazhdimësi e doktrinës serbe për spastrimin etnik të Kosovës”, e historianit Dr. Sylë Ukshini, përbën një kontribut të rëndësishëm ndërdisiplinor në studimin e historisë bashkëkohore të Kosovës. Duke ndërthurur perspektivën historiografike, politike dhe juridike, vepra trajton vazhdimësinë e projekteve dhe politikave shtetërore serbe që synonin transformimin e strukturës etnike të Kosovës përmes shpërnguljes dhe dëbimit të popullsisë shqiptare. Duke ndërthurur analizën historike me atë politike dhe juridike, autori përpiqet të dëshmojë se politikat e zbatuara gjatë luftës së viteve 1998–1999 nuk ishin produkt i rrethanave të momentit, por kulmimi i një doktrine...
Burimi:
kultplus.com