Një kandidat i ri del në skenë për të zëvendësuar Harry Kane, Bayern piketon shokun e Xhakës
27 Shtator 2026 17:11 Telesport Pavarësisht se Bayern Munich dhe Harry Kane janë në negociata për të rinovuar kontratën aktuale e cila skadon në fund të këtij sezoni, klubi bavarez po sheh edhe alternativa të tjera për sulmin, në rast se nuk gjen gjuhën e përbashkët me anglezin. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se klubi bavarez po ndjek prej kohësh sulmuesin holandez të Sunderland-it, Brian Brobbey. 24-vjeçari shënoi së fundmi nëj tregolësh ndaj Manchester City në Premier League. Holandezi është nën kontratë me Sunderland deri në vitin 2029 dhe ka një vlerë në treg rreth 40 milionë eurosh, sipas Transfermarkt. Edhe në rast rinovimi të Kane, Brobbey shihet si profili i përshtatshëm për t’u alternuar me sulmuesin anglez.
Burimi:
telesport.al