Një i vdekur dhe tre të plagosur pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, procedim penal për drejtorët e Bashkisë Tropojë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka nisur procedimin penal për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator në fshatin Bujan të Tropojës, ku një punonjës i bashkisë humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike. Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 390 të vitit 2026, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e Ndriçim Gjocajt, 36 vjeç, Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit, dhe Gëzim Hasanpapajt, 60 vjeç, teknik i mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë Tropojë. Dy zyrtarët, të ndaluar një ditë më parë, dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 289 të Kodit Penal. Ngjarja e...
Burimi:
kohajone.com