“Një i arrestuar i lënduar me pranga në krevat”/ Avokati i Popullit ngre shqetësimin: 6 ankesa për dhunë, të mitur te Blloku i Sigurisë

“Një i arrestuar i lënduar me pranga në krevat”/ Avokati i Popullit ngre shqetësimin: 6 ankesa për dhunë, të mitur te Blloku i Sigurisë

komisioneri Ahmet Prençi TIRANË- Avokati i Popullit publikoi sot gjetjet e monitorimit të protestës gjatë 24 orëve të fundit. Në një konferencë për shtyp, komisioneri Ahmet Prençi, deklaroi janë administruar 6 ankesa për pretendime dhunes gjatë protestës së 20 tetorit, dhe të gjitha në Bllokun e Sigurisë.  Shqetësime janë ngritur sa i përket pamjeve filmike të publikuara në rrjete, sipas të cilave, bëhet fjalë për dhunë, tërheqje zvarrë dhe goditje me shkopinj gome. Një tjetër shqetësim lidhet me kushtet në Bllokun e Sigurisë, ku është konstatuar se në dhomat e destinuara për një person qëndronin 3 deri 4 persona, ndërkohë që ka edhe pretendime për ushtrim të dhunës gjatë arrestimit. Në përfundim të deklaratës, nga Policia e Shtetit kërkohet identifikim i detyrueshëm për çdo punonjës të...