Një hall, një nder, njëvote!

Një hall, një nder, njëvote!

Nga Gentian Kaprata - Polity & Ideology Susan Stokes, një nga studiueset më të njohura të klientelizmit politik, ka analizuar mënyrën se si marrëdhënia demokratike ndërmjet qytetarit dhe politikës mund të zëvendësohet dalëngadalë nga një marrëdhënie shkëmbimi personal. Në librin Brokers, Voters, and Clientelism: The Puzzle of Distributive Politics, të shkruar me bashkëautorë, ajo studion pikërisht rolin e ndërmjetësve politikë që njohin qytetarët, nevojat e tyre dhe problemet konkrete mbi të cilat mund të ndërtohet mbështetja politike. Në Shqipëri nuk kemi pse ta kërkojmë gjatë figurën e brokerit. Ne e kemi. Quhet patronazhist. Ai nuk hyn te qytetari përmes debatit mbi shtetin, taksat, pronën apo ekonominë. Hyn përmes jetës së tij të përditshme. Di kush kërkon punë, kush pret legalizimin, kush ka problem me pensionin, kush...