“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” ngre Kupën e Festivalit të Filmit. Mbyll siparin edicioni i 14-të

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” ngre Kupën e Festivalit të Filmit. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Pas 14 vitesh mungesë, Festivali i Filmit Shqiptar mbylli në Tiranë edicionin e tij të rikthimit, duke sjellë në kryeqytet për dhjetë ditë radhazi emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare dhe një numër të madh produksionesh filmike. Mbrëmja gala shënoi kulmin e këtij edicioni, me ndarjen e çmimeve për regjisorët, aktorët dhe krijuesit më të spikatur. Në ceremoni morën pjesë artistë, kineastë, regjisorë, aktorë, skenaristë dhe personalitete të jetës kulturore. Kupa e Festivalit shkon për “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” -Çmimi kryesor i festivalit, Kupa e Festivalit të Filmit, iu dha filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja”, i realizuara nga Gentjan Koçi. Filmi u shpall fituesi i edicionit, duke marrë vlerësimin kryesor të jurisë në një garë ku morën pjesë...