‘Një dron i ri armik’, Kievi zbulon një pajisje misterioze ruse me motor benzine
Një dron i ri rus, i pajisur me motor benzine dhe që ngjan me dronin e frikshëm Lancet, është zbuluar në frontin e luftës në Ukrainë. Emri dhe karakteristikat e tij teknike mbeten ende të panjohura, ndërsa dyshohet se mund të ketë autonomi më të madhe se modelet aktuale. Lajmin e bëri të ditur Serhii “Flash” Beskrestnov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për teknologjitë e mbrojtjes, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Një dron i ri armik është zbuluar në front. Nga forma ngjan me Lancet, por është i pajisur me motor benzine. Po presim të sigurojmë disa ekzemplarë për t’i studiuar. Do t’ju mbajmë të informuar”, shkroi ai. Fotografitë e publikuara tregojnë një mjet ajror me formë avioni, krahë dhe bisht në formë...
Burimi:
syri.net