Një dosje droge që tronditi Egjiptin, prezantuesja televizive Sarah Khalifa dhe 11 të tjerë dënohen me vdekje

Një dosje droge që tronditi Egjiptin, prezantuesja televizive Sarah Khalifa dhe 11 të tjerë dënohen me vdekje

Një figurë e njohur e televizionit egjiptian, një gjykatë, 12 dënime me vdekje dhe një dosje droge që tronditi opinionin publik. Kështu mund të përmblidhet një prej çështjeve më të bujshme gjyqësore të ditëve të fundit në Egjipt. Gjykata Penale e Kajros ka dënuar me vdekje me varje prezantuesen televizive Sarah Khalifa dhe 11 të pandehur të tjerë, pasi i shpalli fajtorë për përfshirje në një organizatë kriminale të akuzuar për importimin e lëndëve të para të përdorura në prodhimin e drogave sintetike, me qëllim trafikimin e tyre. Të pandehurit u dënuan gjithashtu për posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit dhe municionit. Bëhet fjalë për një dosje me 28 të pandehur. Përveç 12 dënimeve me vdekje, gjykata dënoi nëntë persona të tjerë...