Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati edhe dy ditë pas aktit. Albert Sylaj, kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, megjithatë, policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij. Në njoftimin e institucionit thuhet se janë sekuestruar armë, thika e një sëpatë. “Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në njoftim, derisa shtohet se rasti po vazhdon të hetohet. Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se është paraqitur kërkesa për paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt. Jeton Sylaj dyshohet për mospërfillje të gjykatës, pasi ekzistonte urdhri...