Një ditë pas arrestimit, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë pas problemeve kardiake

Një ditë pas arrestimit, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë pas problemeve kardiake

Arben Voja FIER-Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i cili u arrestua një ditë më parë (12 nëntor) është dërguar me urgjencë në spital gjatë mesnatës së kaluar, pasi ka shfaqur probleme të papritura kardiake. Voja ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Voja u arrestua në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e 44 mijë hektarëve tokë në zonën e Povelçës, gjatë periudhës kur ai drejtonte Kadastrën e Fierit. Sipërfaqja e tokës shtetërore në fjalë, dyshohet se përmes dokumenteve të falsifikuara, kaloi në pronësi të një biznesmenni për ndërtimin e paneleve diellore, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.  Sipas hetimeve, toka dyshohet se ka kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i...