Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës, përmes projektit për ndërtimin e dy fushave moderne të futbollit, një në Komunën e Preshevës dhe një në Komunën e Bujanocit. Kjo nismë vjen në vijim të bashkëpunimit që FSHF ka ndërtuar prej vitesh me komunitetin e futbollit në Luginë, duke e mbështetur atë me materiale sportive, uniforma dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët. Një prej këtyre aktiviteteve ishte edhe turneu i organizuar vitin e kaluar, ku morën pjesë futbollistë të vegjël nga Lugina e Preshevës dhe diaspora e saj. Gjatë kontakteve të vazhdueshme me komunitetin e futbollit dhe përfaqësuesit e dy komunave, u evidentua nevoja për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të...