Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn
Futbolli anglez po përballet me një situatë të pazakontë pas vendimit të Komisionit të Pavarur, i cili e ka shpallur Manchester Cityn përgjegjës për mbi 100 shkelje të rregullave financiare të Premier League. Sipas vendimit, klubi dyshohet se ka përdorur kontrata dhe marrëveshje të ndryshme komerciale për të rritur artificialisht të ardhurat dhe për të ulur kostot me më shumë se 900 milionë paund. Gjithashtu, sipas komisionit, janë paraqitur pasqyra financiare që nuk pasqyronin situatën reale të klubit dhe janë shkelur rregullat financiare të UEFA-s dhe Premier League. Një tjetër element i rëndësishëm i çështjes lidhet me bashkëpunimin gjatë hetimit, për të cilin City është gjetur përgjegjës për shkelje. Manchester City ka të drejtë të apelojë vendimin dhe afati për paraqitjen e apelimit përfundon më...
Burimi:
javanews.al