Një 40-vjeçar humb jetën në QSUT, nën hetim dy neurologë të Spitalit të Shkodrës, dyshohet për neglizhencë
foto ilustruese-qsut SHKODËR- Një 40-vjeçar ka humbur jetën pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa dy mjekë neurologë janë vënë nën hetim nga autoritetet në gjendje të lirë. Sipas Policisë, dy mjekët, Genc Nurja, 53-vjeç, dhe Dhurata Uruçi, 68-vjeçe, dyshohen për “Mjekim të pakujdesshëm” dhe “Shpërdorim të detyrës”. Ndëkohë, sipas hetuesve, do të verifikohet nëse mjekët e kanë neglizhuar trajtimin e pacientit gjatë qëndrimit të tij në spitalin e Shkodrës. Mësohet se 40-vjeçari u transportua për ndihmë të specializuar në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, pacienti ndërroi jetë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e tij dhe nëse veprimet apo mosveprimet e mjekëve kanë ndikuar në pasojën fatale./ZËRI
Burimi:
zeri.ai