Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore
Kanë nisur punimet për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, një aks që synon të lehtësojë trafikun dhe të përmirësojë lidhjen rrugore mes Tiranës, jugut dhe juglindjes së vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se projekti do të realizohet sipas standardeve të autostradës Tiranë–Elbasan. “Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë – Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan. I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë – Elbasan tashmë ka filluar...
Burimi:
javanews.al