Nis viti i ri shkollor, prindërit përballen me rritjen e shpenzimeve
Shtatori rikthen nxënësit dhe mësuesit në shkolla, por për shumë familje ky muaj shoqërohet me shpenzime të shtuara. Ndërsa prindërit në Elbasan nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor, thonë se fatura e pajisjes së fëmijëve me paketën shkollore është rritur nga viti në vit. Edhe më e vështirë paraqitet situata për ata që kanë 2-3 fëmijë në shkollë. Disa prindër shprehen se paketat e librave falas duhet të shtrihen edhe për gjimnazistët, pasi shpenzimet për blerjen e tyre rëndojnë më tej buxhetin familjar. Për të plotësuar nevojat e fëmijëve të tyre, shumë qytetarë thonë se detyrohen të heqin dorë nga shpenzime të tjera, me synimin që fëmijët të mos ndihen të diferencuar nga bashkëmoshatarët e tyre.
Burimi:
syri.net