Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Prej kësaj të hëne nisi vaksinimi kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësisë në vend. ISHP ka shpërndarë 280 mijë doza dhe vetëm në dytë ditët e para janë aplikuar mbi 5 mijë doza. Shefja e programit kombëtar të vaksinimi Rovena Daja thotë për RTSH se vaksina përmban shtamet qarkulluese të viruseve në sezonin gripal. “Vaksina këtë vit është një vaksinë trevalente, që përmban shtamet A(H1), A(H3) dhe variantin B. Janë këto variante që ne presim të kemi në qarkullim. Janë aplikuar 5 mijë doza deri tani. Megjithatë, çdo ditë do të vazhdojnë të aplikohen edhe më shumë. Duhet të fillojmë të vaksinohemi, sepse moti do të fillojë të ftohet dhe do të fillojmë të kemi grip. Normalisht, nga nëntori dhe dhjetori presim të kemi...