Nis restaurimi i filmit “Një gjeneral kapet rob”, Turjan Hysko i bashkohet nismës për ruajtjen e kujtesës filmike
Restaurimi i filmit ikonik shqiptar “Një gjeneral kapet rob” ka nisur në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”, pasi aktori dhe producenti Turjan Hysko iu bashkua kësaj nisme të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). Lajmin e ka bërë të ditur vetë AQSHF, duke e cilësuar nisjen e restaurimit si një hap të rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës filmike shqiptare. Filmi, i prodhuar në vitin 1980 nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, është një prej veprave të trashëgimisë kinematografike shqiptare që tashmë nis procesin e restaurimit për t’iu rikthyer publikut në një gjendje të përshtatshme. AQSHF e ka falënderuar Turjan Hyskon për kontributin dhe për përfshirjen në nismën “Adopto një Film për Restaurim”, ndërsa ka bërë të ditur se nisma vijon të jetë e...
Burimi:
kultplus.com