Nis realizimi i produksionit “Neighbours/From MotherLand”

Nis realizimi i produksionit “Neighbours/From MotherLand”

4 September, 2026 - 18:58 Ka nisur realizimi i shfaqjes së re “Neighbours/From MotherLand”, një produksion i përbashkët i Baletit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe International Dance Festival of Tirana. Provat e shfaqjes kanë nisur në Tiranë, nën koreografinë e Brigel Gjokës dhe Rauf Yasit, të njohur si RubberLegz. Të dy koreografët do të jenë gjithashtu pjesë e shfaqjes. Ky produksion shënon një bashkëpunim të veçantë mes institucioneve kombëtare të baletit të Kosovës dhe Shqipërisë, pasi për herë të parë ato realizojnë së bashku një vepër të re. Premiera e “Neighbours/From MotherLand” do të hapë International Dance Festival of Tirana më 3 tetor në Tiranë. Shfaqja do të rikthehet në skenë më 4 tetor, ndërsa premiera në Prishtinë...