Nis “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte deputetët përballë qytetarëve, askush s’do të mbetet pa përgjigje
Edi Rama TIRANË- Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës "Prania Besnike", e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, këto takime do të organizohen në çdo njësi administrative dhe në zonat urbane të qyteteve më të mëdha, me synimin për të dëgjuar individualisht shqetësimet, ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. Rama thekson se takimet do të zhvillohen pa kamera dhe pa nevojën e një tesere partie, ndërsa çdo rast do të adresohet zyrtarisht pranë institucioneve përkatëse për të siguruar një përgjigje. Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama: SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo...
Burimi:
zeri.ai