Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor ndaj Elvis dhe Gjon Shkambit, të akuzuar për përfshirjen në ngjarjen e rëndë të 6 tetorit 2025, kur gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda ambienteve të gjykatës. Në seancën e parë ishin të pranishëm edhe bashkëshortja dhe fëmijët e gjyqtarit të ndjerë, të cilët kërkuan drejtësi dhe zbatimin e ligjit. Familjarët u përballën për herë të parë në sallën e gjyqit me të pandehurit, ndërsa kërkuan gjithashtu kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Gjatë seancës, prokurori lexoi kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan kohë për t’u njohur me materialet e dosjes, si dhe vënien në dispozicion të regjistrimit audio të...