Nis gjyqi në Specialen e Hagës, pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

Nis gjyqi në Specialen e Hagës, pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

PAMJE NGA SEANCA HAGË-Ka nisur zyrtarisht seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Trupi gjykues do ta lexojë vendimin individualisht për secilin prej të akuzuarve, duke u ndalur në dhjetë pikat e aktakuzës. I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. Jashtë ndërtesës së gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit, ndërsa në Prishtinë qindra qytetarë janë me sytë nga ekrani i madh ku po jepet live seanca. Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë...