Nis festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”, koncerte dhe premiera deri më 5 dhjetor

Nis festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”, koncerte dhe premiera deri më 5 dhjetor

Në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, nis festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”. Festivali vjen me një kalendar të pasur aktivitetesh, të cilat do të zhvillohen prej 11 nëntorit e deri më 5 dhjetor. Programi artistik do të përfshijë takime të hapura, koncerte, premiera, konferenca artistike si dhe vepra të reja muzikore shqiptare, duke ndërthurur traditën me risinë dhe duke bashkuar kompozitorë e artistë nga Shqipëria e Kosova. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor bëri të ditur se, festivali “Netët e Muzikës Shqiptare” i kushtohet muzikës sonë, identitetit kulturor dhe brezave të krijuesve që e pasurojnë atë. Në natën e parë të festivalit, spektatorët do të mund të ndjekin disa prej veprave fituese të Konkursit Kombëtar...