Nis epoka e re e luftës hapësinore! SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë, rritet dhe frika për garë të re armatimesh
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim që ka shkaktuar reagime të forta nga Kina dhe Rusia dhe ka ngritur shqetësime për përshpejtimin e garës së armatimeve në hapësirë. Sekretari amerikan i Forcave Ajrore, Troy Meink, deklaroi se SHBA-të kanë aktualisht armë aktive “në orbitë” për të siguruar kontrollin e hapësirës dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve që mund të shfaqen në orbitën e Tokës. “Ne tani kemi armë në orbitë për kontrollin e hapësirës”, tha Meink gjatë konferencës vjetore Ajrore, Hapësinore dhe Kibernetike. Ai nuk dha detaje mbi llojin apo numrin e armëve të vendosura. Një zëdhënës i Forcës Hapësinore amerikane shpjegoi se termi “kontroll i hapësirës” mund të përfshijë përdorimin e mjeteve kinetike...
Burimi:
javanews.al