Nis dhe lufta hapësinore, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore!
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se disponojnë armë të vendosura në orbitë, të destinuara për kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës. Lajmi është bërë i ditur nga U.S. Space Force, e cila deklaroi se SHBA-të kanë kapacitete të vendosura në hapësirë që mund të përdoren për të mbrojtur forcat amerikane nga veprimet armiqësore të kundërshtarëve. “Shtetet e Bashkuara posedojnë armë në orbitë për kontrollin e hapësirës, të afta të mbrojnë Forcat e Përbashkëta nga veprimet armiqësore të kundërshtarëve”, tha një zëdhënës i Space Force në një deklaratë, pa dhënë detaje mbi llojin apo numrin e këtyre armëve. Kina dhe Rusia, kërcënimet kryesore Sipas Space Force, kontrolli i hapësirës përfshin një sërë aftësish ushtarake që synojnë të mundësojnë konkurrimin dhe dominimin në...
Burimi:
javanews.al