Nis Arbitrazhi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli reagon: U pezullua prishja e kontratës! MIE: Fitore për ne!
Përplasja për Aeroportin e Vlorës ka kaluar në arbitrazh ndërkombëtar, ndërsa palët japin interpretime të ndryshme për vendimin e fundi. Më 16 shtator arbitri i emergjencës pranë ICC-së urdhëroi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të përmbahet përkohësisht nga veprime që mund të përkeqësojnë mosmarrëveshjen gjatë procedurës së arbitrazhit. Investitori Behgjet Pacolli i bëri thirrje qeverisë të rikthehet në dialog. “Arbitri i emergjencës e ICC-së, në kuadër të procedurës me seli në Londër, nxori një urdhër paraprak që i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të përmbahet, gjatë procedurës së emergjencës, nga çdo veprim lidhur me ndërprerjen e koncesionit që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose të cenojë këtë procedurë. Ky urdhër duhet respektuar. I bëj thirrje Qeverisë që të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe të krijojë...
Burimi:
javanews.al