Nikollë Radaçi përfiton lehtësim të akuzës pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë
Ka nisur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës procesi gjyqësor ndaj 57-vjeçarit Nikollë Radaçi, i cili më 3 maj u përfshi në një aksident të rëndë rrugor, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Seanca e parë u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të përfshirjes së të miturve në këtë ngjarje tragjike. Ajo zgjati vetëm pak minuta, pasi mbrojtja kërkoi që çështja të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Shqyrtimi i vendimit pritet të vijojë në seancën e ardhshme. Një nga zhvillimet që ka shoqëruar procesin është lehtësimi i akuzës ndaj Radaçit. Nga akuza janë hequr elementët që lidhen me përdorimin e alkoolit dhe largimin nga vendi i aksidentit, si pasojë e përfitimit nga amnistia e...
Burimi:
kohajone.com