Nikoll Lesi: Pabesia e Hagës, dënoi aleatët që Perëndimi i përdori kundër Millosheviçit
Nga Nikoll Lesi- Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e Hashim Thaçit me 25 vjet burg, krahas dënimeve ndaj Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, nuk është thjesht një vendim gjyqësor. Është një goditje e rëndë politike ndaj historisë së çlirimit të Kosovës. Është një vendim absurd, i njëanshëm dhe pabesisht selektiv, që ngre pyetje të mëdha për ndërgjegjen politike dhe juridike të Perëndimit. Nëse drejtuesit kryesorë të UÇK-së ishin pjesë e një organizimi kriminal, siç përpiqet t’i paraqesë sot kjo gjykatë, atëherë pse NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë kryesore europiane bashkëpunuan me ta? Pse i njohën si partnerë politikë dhe ushtarakë? Pse negociuan me Hashim Thaçin në Rambuje? Pse ndanë me UÇK-në informacione dhe bashkërenduan veprimet kundër forcave të...
Burimi:
kohajone.com