Nikolin Pali arrestohet në Athinë, u zhduk pasi vrau ish-partneren dhe të dashurin e saj
Pas gjashtë vitesh në arrati, 43-vjeçari Nikolin Pali u arrestua në zonën e Patisias në Athinë nga forcat speciale greke EKAM. Ai kërkohej për vrasjen e dyfishtë të ish-partneres së tij ukrainase dhe një farmacisti në Korinth, në tetor të vitit 2020, për të cilën ishte dënuar me dy burgime të përjetshme në mungesë. Pali rezulton gjithashtu në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për vjedhje me armë, në bashkëpunim dhe në tentativë. Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej, policia sekuestroi një pistoletë, dy granata, dy mekanizma ndezës, tri palë pranga dhe një leje qëndrimi të falsifikuar. Në pranga ra edhe partnerja e tij 41-vjeçare shqiptare, e dyshuar për përkrahje të autorit të krimit. Autoritetet greke po hetojnë aktivitetin e Palit gjatë gjashtë viteve në arrati,...
Burimi:
kohajone.com