Nico Gonzalez “pushton” Juven, rinovimi pritet të firmoset në ditët e ardhshme
8 Tetor 2026 13:11 Alfred Lleshi Nga një lojtar në qendër të merkatos, në një pjesë të rëndësishme të projektit bardhezi. Nico Gonzalez do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit. Pas zërave të shumtë, rinovimi i kontratës pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, pasi gjatë verës qëndrimi i tij në Torino dukej larg të qenit i sigurt. Rikthimi nga huazimi tek Atletico Madrid ndryshoi gjithçka. Sulmuesi argjentinas fitoi besimin e Luciano Spallettit me paraqitje bindëse. Trajneri bardhezi kishte deklaruar: “Nico Gonzalez është një lojtar që di të jetë pjesë e grupit. Jemi të lumtur nëse qëndron dhe nuk kemi ndërmend ta dhurojmë. Për ne është e rëndësishme të kemi alternativa”. Goli ndaj Parmës dhe ndikimi në ndeshjet e para të sezonit bindën drejtuesit...
Burimi:
telesport.al