“Ngushticës së Hormuzit do t’i vë emrin tim”- Premtimi i Trump në fushatë: 5 mijë USD për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një premtim të bujshëm gjatë konventës së republikanëve në Dallas, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e mesmandatit. Trump deklaroi se, nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, çdo i rritur amerikan do të përfitojë një “dividend” prej 5 mijë dollarësh. Sipas tij, paratë duhet të shpenzohen brenda Shteteve të Bashkuara. Trump u bëri thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët, duke e paraqitur garën si vendimtare për të ardhmen e vendit. Ai paralajmëroi se një fitore e demokratëve do të rrezikonte politikat e tij për kufijtë, taksat, sigurinë dhe ekonominë. Gjatë fjalimit, presidenti amerikan foli edhe për luftën në Iran, duke mbrojtur sulmet amerikane ndaj objektivave iraniane. Ai tha se pa ndërhyrjen e SHBA-së, Irani mund të kishte...
Burimi:
javanews.al