Ngordhja e peshqëve në rezervuarin e Lushnjës, nis hetimi për administratorin e firmës, Salla: Përgjegjëse Bashkia

Ngordhja e peshqëve në rezervuarin e Lushnjës, nis hetimi për administratorin e firmës, Salla: Përgjegjëse Bashkia

pamje nga ngjarja LUSHNJË-Pas zbrazjes së ujit për punimet në digë në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, ku mijëra peshq ngordhën, Forcat e Armatosura, Bordi i Kullimit dhe Bashkia e Lushnjës janë angazhuar me mjete në terren për largimin e peshqve të ngordhur dhe pastrimin e ujëmbledhësit. Ndërkohë, Policia raporton se nën hetim është vëndosur Fredi Mara, 58 vjeç, administrator i firmës që po kryen rehabilitimin e digës. Sipas policisë, kompania nuk mori masat e duhura për menaxhimin e ujërave gjatë punimeve. Hetimet po kryhen për dëmtim të habitateve dhe ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës. Lidhur me rastin një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla i cili vizitoi rezervuarin, duke theksuar se përgjegjësia i takon pushtetit vendor. “Kjo është totalisht e bashkisë....