Ngjela: Me Berishën në krye, PD nuk vjen dot në pushtet, është “non grata” në SHBA
Opozita është e vetëdijshme që duke pasur Sali Berishën në krye, nuk mund të marrë pushtetin. Spartak Ngjela thotë se shkak është fakti që kreu i PD është “non grata” në SHBA dhe mungesa e mbështetjes së votuesve. Nga ana tjetër, thotë Ngjela, Berisha ka interesat e tij për të qëndruar në krye të partisë. “I kanë rënë aksionet PD. E dinë ata që me Saliun s’vijnë dot në pushtet. Edhe ai ka interesin e tij. Politika është pasion. Dashuria dhe politika janë pasione. Kush e pëson? PD. Pse? Nuk vjen dot në pushtet se Berisha është non grata në Amerikë. Kryesorja është që s’kanë vota”, thotë Ngjela. Sipas avokatit, ka një kusht për ndërrimin e pushteteve, por që nuk duket i favorshëm për PD.“Që...
Burimi:
javanews.al