Ngjarje e rëndë në Burrel! Vajza lyen me benzinë babanë e saj dhe i vë flakën

Ngjarje e rëndë në Burrel! Vajza lyen me benzinë babanë e saj dhe i vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar, i identifikuar si Adem Mara, ka pësuar djegie të rënda në trup pasi dyshohet se vajza e tij, 43-vjeçarja Majlinda Mara, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. I moshuari është transportuar drejt një spitali në Tiranë, ku vijon të marrë trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha. Ngjarja është raportuar në polici nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë 89-vjeçarit. Pas hetimeve paraprake, policia ka ndaluar vajzën e tij, ndërsa motivet që e çuan drejt këtij akti të rëndë mbeten ende të paqarta. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e konfliktit familjar. Ndaj 43-vjeçares është ngritur...