Ngjarja tronditëse: Bashkëpiloti tenton të rrëzojë avionin, e pengon piloti tjetër dhe pasagjerët

Ngjarja tronditëse: Bashkëpiloti tenton të rrëzojë avionin, e pengon piloti tjetër dhe pasagjerët

BILD Një fluturim i Flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit, me 174 pasagjerë, mes tyre 27 fëmijë, dha një kod alarmi të mërkurën në mëngjes. Kodet “7700” dhe “7500” linin të kuptohej se bëhej fjalë për një rrëmbim. Avioni nisi të humbiste lartësi dhe ndryshoi drejtim. Avioni u devijua drejt Arabisë Saudite, uli lartësinë e fluturimit dhe avionët luftarakë izraelitë u ngritën në ajër. Pas disa minutash ankthi dhe shqetësimit të madh në Izrael, zyrtarët e sigurisë përcollën mesazhe qetësuese dhe njoftuan se avioni kishte zbritur në aeroportin e Tabukut në Arabinë Saudite. Ky është një bazë civile dhe ushtarake në mbretëri. Më vonë u bë e ditur se alarmi ishte shkaktuar nga një incident i dhunshëm në bord: dyshohet se nga një përleshje mes...