Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku humbi jetën shtetasi Igli Kllogjeri, 44 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”. Sipas verifikimeve të kryera në vendngjarje, 44-vjeçari po punonte për ngarkimin e disa sendeve në automjetin e tij privat. Nga hetimet e para dyshohet se për shkak të mossigurimit të mjetit me frenën e dorës, automjeti ka lëvizur në mënyrë të papritur duke e zënë poshtë drejtuesin dhe duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend. Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Çfarë tha policia: Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen...