Ngërçi me pagat, sot mblidhen magjistratët në KLGJ! Administrata e Gjykatave të Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës hyjnë në ditën e tretë të bojkotit
Ndërsa konflikti për pagat vijon, sot në orën 10:00 (10 shtator), gjyqtarët do zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve. Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale të Gjykatës së Tiranës, nuk po ofrojnë shërbime deri në marrjen e pagave, me bojkotin që sot hyn në ditën e tretë. Puna u ndal dhe në gjykatat e Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës. Apeli braktisi bojkotin, pasi ligji i ndalon të protestojnë. Bllokimi i pagave erdhi pas vendimit të KLGJ dhe KLP për të përcaktuar vetë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e pagave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka njoftuar se...
Burimi:
javanews.al