Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur në Konferencën e Kryetarëve çështjen e pagave të magjistratëve, duke akuzuar Kuvendin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke deklaruar se situata e krijuar në gjykata lidhet me moszbatimin e vendimit që kërkon një formulë të re për llogaritjen e pagave të magjistratëve. Sipas tij, për këtë çështje ekziston edhe një vendim i Këshillit të Legjislacionit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por Kuvendi nuk ka ndërmarrë veprimet përkatëse. “Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka...
Burimi:
gijotina.com