Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat
Administrata e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës ka bojkotuar sot punën, në shenjë proteste për ngërçin e krijuar lidhur me pagat në sistemin e drejtësisë. Sekretariati dhe administrata e Gjykatës së Kukësit do të vijojnë bojkotin edhe gjatë dy ditëve në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe, shërbimet do të ofrohen vetëm për seancat gjyqësore me karakter urgjent, për masat e sigurisë dhe për urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes. Ngërçi për pagat në sistemin e drejtësisë u krijua pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e pagave, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Bojkoti i administratës synon të tërheqë vëmendjen ndaj...
Burimi:
javanews.al