Ngërçi i pagave/ KLGJ nis mbledhjen me gjyqtarët, Sadushi: Nuk kërkojmë privilegje! S’është vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese
Ka nisur sot (10 shtator) mbledhja e jashtëzakonshme e paralajmëruar e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e thirrur për të diskutuar ngërçin e krijuar lidhur me pagat e magjistratëve. Prej tre ditësh, një pjesë e gjykatave në vend kanë bojkotuar punën, në shenjë proteste për situatën e krijuar me pagat. Bllokimi erdhi pas vendimit të KLGJ-së dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të përcaktuar vetë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e tyre, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Në nisje të mbledhjes, kreu i KLGJ-së, Sokol Sadushi, e cilësoi situatën të jashtëzakonshme dhe theksoi se për herë të parë, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Sipas...
Burimi:
javanews.al