Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Një mësues 60-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 13-vjeçare. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se shtetasi me inicialet M.S., i kishte dërguar mesazhe ngacmuese të miturës. Ende nuk ka të tjera detaje në lidhje me rastin e rëndë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. S., 60 vjeç, mësues në një shkollë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, me mesazhe, një nxënëse 13 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e “bluve”.