Nga vrasja te droga/ E shkuara kriminale e shqiptarit që u arratis nga policia greke
Një 41-vjeçar shqiptar, Gentian Çipi, është arratisur në Serres të Greqisë, teksa po transferohej nga burgu i Nigritës drejt një spitali. Autoritetet greke kanë nisur kërkimet për kapjen e tij dhe të personave që dyshohet se kanë ndihmuar në arratisje. Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar fotografi të 41-vjeçarit dhe kanë raportuar të dhëna mbi të kaluarën e tij kriminale. Sipas këtyre raportimeve, Çipi po vuante dënimin për tentativë vrasjeje dhe trafik droge. Ai ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar së bashku me dy shtetas të tjerë shqiptarë, 24 dhe 31 vjeç, nën dyshimin për përfshirje në një tentativë vrasjeje ndaj një 25-vjeçari, jashtë një mense në zonën e Pylaias, në Selanik. Në kuadër të të njëjtit hetim, autoritetet greke dyshuan për përfshirjen e...
Burimi:
ntv.al