Nga Vila e Kuqe te Pallati i Brigadave: Rama sot vendos në rresht qeverinë dhe deputetët

Nga Vila e Kuqe te Pallati i Brigadave: Rama sot vendos në rresht qeverinë dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të mërkurë, në orën 13:00, ministrat dhe zëvendësministrat në Vilën e Kuqe, në një takim që pritet të përcaktojë prioritetet e qeverisë për periudhën e ardhshme. Mbledhja zhvillohet një ditë përpara takimit të Ramës me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe vjen pas udhëzimeve të dhëna prej tij në mbledhjen e qeverisë javën e kaluar. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë konkretizimi i programit qeverisës dhe mënyra e zbatimit të tij në terren. Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me qasjen e re ndaj problematikave të qytetarëve përmes platformës “PasqyrAlbania”. Platforma synon të evidentojë dhe monitorojë shqetësimet e qytetarëve, ndërsa mekanizmat “Flamingo Albania” dhe “Radar” do të përdoren për mbledhjen e problematikave dhe ndjekjen e tyre deri në trajtimin...